Tren Druri me Forma dhe Ngjyra

2 400 L

• Tren lodër prej druri me forma të ndryshme
• Blloqe që vendosen dhe ripozicionohen lehtësisht
• Lokomotivë dhe dy vagona që lidhen mes tyre
• Me litar për tërheqje gjatë ecjes
• Ndihmon në njohjen e formave dhe koordinimin sy–dorë
• Zhvillon aftësitë motorike fine
• I përshtatshëm për fëmijë 12+ muaj

Porosia & dërgesa

Informacion i shpejtë
Dërgesë e shpejtë Tiranë 24h · Rrethe 24–48h Tiranë 200 L · Rrethe 300 L
Pagesë në dorëzim Paguani kur porosia mbërrin tek ju
Transport falas Për porosi mbi 6,000 L
Pse do ta pëlqejë fëmija juaj?

Tren druri për fëmijë me forma dhe elemente të ripozicionueshme është një lodër edukative që stimulon zhvillimin motorik dhe të menduarit logjik përmes lojës aktive. Blloqet vendosen mbi vagona dhe mund të organizohen në mënyra të ndryshme, duke e bërë çdo lojë të re dhe kreative.

Lokomotiva dhe vagonët lidhen mes tyre dhe tërhiqen me litar, duke e bërë këtë tren druri për fëmijë ideal për fazën kur fëmija eksploron ambientin duke ecur. Gjatë lojës përforcohet koordinimi sy–dorë, renditja e elementeve dhe njohja e formave dhe ngjyrave.

E punuar nga dru cilësor dhe e lyer me bojëra të sigurta për fëmijë, lodra është e qëndrueshme dhe e përshtatshme për përdorim të përditshëm në shtëpi apo çerdhe.

✦ DADA TOYS · HAP PAS HAPI

Lodra që lënë hapësirë për lojë të vërtetë.

Ne zgjedhim lodra që nuk i tregojnë fëmijës vetëm çfarë të bëjë, por i japin hapësirë të eksplorojë, të krijojë dhe ta ndërtojë lojën në mënyrën e vet.

Të zgjedhura me kujdes për momentet që bëhen kujtime.
Pa ekran Më shumë hapësirë për lojë dhe eksplorim.
Lojë që ndryshon E njëjta lodër mund të sjellë histori të reja çdo ditë.
Për më shumë se një moment Cilësi, vlerë në lojë dhe përdorim që zgjat.