DADA TOYS · HAP PAS HAPI
Lodra që nxisin zhvillimin, jo vetëm argëtimin.
Përzgjedhim lodra që i ftojnë fëmijët të zbulojnë, të krijojnë dhe të mësojnë përmes lojës - me më shumë kohë larg ekraneve.
Iva MuskajBashkëthemeluese
HISTORIA JONË
Një ide e thjeshtë: ta bëjmë zgjedhjen më të lehtë.
Ne jemi Iva dhe Gerti, bashkëthemeluesit e Dada Toys. Iva është logopede me mbi 10 vjet përvojë në punën me fëmijët dhe familjet; Gerti sjell përvojë në ekonomi dhe drejtimin e biznesit.
Si prindër, e dimë sa shumë rëndësi ka loja në përditshmërinë e fëmijës. Dada Toys lindi nga dëshira për të krijuar një dyqan shqiptar ku familjet gjejnë më lehtë lodra që i përshtaten moshës, zhvillimit dhe interesave të fëmijës - për më shumë lojë, zbulim dhe kohë së bashku.
Dada Toys AlbaniaZGJEDHJA JUAJ
Gjeni lodrën që i përshtatet më shumë fëmijës suaj.
Te Dada Toys, ju ndihmojmë të gjeni më lehtë lodrën sipas moshës, zhvillimit dhe interesave të fëmijës.
Lodra sipas moshës
Nga muajt e parë e në çdo hap të rritjes.
↗ 02 · ZHVILLIMILodra që nxisin zhvillimin
Për gjuhën, motorikën, kreativitetin dhe logjikën.
↗ 03 · TË GJITHA LODRATShfleto të gjitha lodrat
Një përzgjedhje e gjerë për lojë, krijimtari dhe zbulim.
↗Te çdo produkt gjeni moshën e rekomanduar dhe informacionin e publikuar nga prodhuesi, që të zgjidhni me më shumë siguri. Lexoni kushtet e kthimit.
MARKA TË ZGJEDHURA ME KUJDES
Marka europiane dhe ndërkombëtare.
Zgjedhim lodra nga marka të njohura për idetë, dizajnin dhe vlerën që sjellin në lojën e fëmijëve. Klikoni mbi një logo për të parë lodrat e asaj marke.
Ne i përzgjedhim lodrat me kujdes; informacioni për moshën, përdorimin dhe materialet varet nga produkti dhe nga të dhënat e prodhuesit.
BLERJE E LEHTË, NGA SHTËPIA
Lodrat te dera juaj - pa trafik, pa kërkim parkimi.
Zgjidhni lodrat online dhe ne i sjellim në shtëpinë tuaj - më shumë kohë për familjen, më pak rrugë për të bërë.
Shiko lodrat ↗për porosi mbi 6,000 lekë
PRANË JUSH
Dada Toys Albania sh.p.k.
Jemi një biznes shqiptar me seli në Tiranë. Për pyetje rreth produkteve, porosive ose shërbimit, na kontaktoni me email ose telefon.
INFORMACION I BIZNESIT
- NIPT
- M52321031D
- Adresa
- Rruga Andrea Kushe, Kompleksi Garden Residence Turdiu, Tiranë, Shqipëri








