Tabelë magnetike dyanëshe me rrotull letre
3 400 L
• Për fëmijë mbi 3 vjeç
• Tabelë magnetike dyanëshe prej druri
• Njëra anë për shkumës, tjetra për marker dhe magnete
• Me rrotull letre për vizatim dhe pikturim
• Përfshin numërator për ushtrimin e numërimit
Porosia & dërgesa
Informacion i shpejtëTabelë magnetike dyanëshe me rrotull letre është një lodër edukative dhe krijuese që u ofron fëmijëve mundësi të shumta për të vizatuar, shkruar dhe mësuar përmes lojës.
Njëra anë e tabelës përdoret me shkumës, ndërsa ana tjetër është magnetike dhe mund të përdoret me marker ose me magnete edukative. Rrotulla e letrës u jep fëmijëve hapësirë të pafundme për vizatim, ngjyrosje dhe pikturim me lapsa, stilolapsa apo bojëra uji.
Në pjesën e sipërme tabela përfshin edhe një numërator të thjeshtë për ushtrimin e numërimit, ndërsa rafti i poshtëm ndihmon në organizimin e mjeteve të vizatimit dhe mësimit. Struktura e qëndrueshme prej druri e bën të përshtatshme për përdorim të përditshëm në shtëpi.
Çfarë zhvillon kjo lodër?
- Kreativitetin dhe imagjinatën
- Motorikën fine
- Koordinimin sy-dorë
- Aftësitë e shkrimit dhe vizatimit
- Të menduarit logjik
- Përqendrimin
Përmasat: 44 x 29 x 77.5 cm
Mosha: 3+ vjeç
Shikoni edhe këto lodra
Lodra të tjera të zgjedhura me kujdes nga Dada Toys.
Lodra që lënë hapësirë për lojë të vërtetë.
Ne zgjedhim lodra që nuk i tregojnë fëmijës vetëm çfarë të bëjë, por i japin hapësirë të eksplorojë, të krijojë dhe ta ndërtojë lojën në mënyrën e vet.
