Mikser Druri Edukativ me 6 Aksesorë – Janod
3 000 L
S’ka stok
Ky produkt ka mbaruar për momentin.
Lër emailin dhe do të të njoftojmë sapo produkti të rikthehet në stok.
Porosia & dërgesa
Informacion i shpejtëNëse keni një vogëlush/e që adhuron tju imitoje në kuzhinë, ky mikser i drurit nga Janod është thjesht… perfekt. Një lodër e butë, e ëmbël dhe plot detaje që e fton fëmijën në botën magjike të “kuzhines”, ku çdo recetë krijohet me imagjinatë dhe shumë dashuri.
Brenda kutisë gjenden të gjitha “sekretet e një shefi të vogël”: mikseri që rrotullohet si i vërtetë, tasi i bukur i miksimit, një vezë që hapet, një kuti mielli lodër, spatula dhe biskotat e dekoruara që presin të piqen.
Ajo që e bën të veçantë këtë lodër është se nuk është vetëm një mikser – është një mjet që ndihmon vogëlushin të mësojë rendin e veprimeve, të zhvillojë imagjinatën, motorikën fine dhe të krijojë skena të pafundme loje simbolike.
Ngjyrat pastel janë qetësuese, dizajni është elegant dhe cilësia e Janod ndihet në çdo detaj. Një dhuratë e mrekullueshme për moshën 3–8 vjeç, që e bën çdo fëmijë të ndihet si shefi i kuzhinës.
Shikoni edhe këto lodra
Lodra të tjera të zgjedhura me kujdes nga Dada Toys.
Kuzhinë lodër prej druri për fëmijë “Industrial” | Small Foot
Kamion transportues me makina gare
Lodra që lënë hapësirë për lojë të vërtetë.
Ne zgjedhim lodra që nuk i tregojnë fëmijës vetëm çfarë të bëjë, por i japin hapësirë të eksplorojë, të krijojë dhe ta ndërtojë lojën në mënyrën e vet.
