Politika e Rimbursimit dhe Kthimit – DadaToys.al

1. Përmbledhje e Politikës

Te DadaToys.al synojmë t’ju ofrojmë produkte cilësore dhe një eksperiencë të shkëlqyer blerjeje. Nëse për ndonjë arsye nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj, ju ofrojmë mundësinë e kthimit dhe rimbursimit brenda kushteve të mëposhtme.


2. Afati i Kthimit

  • Kthimet pranohen brenda 3 ditëve kalendarike nga momenti i marrjes së porosisë.

  • Pas kalimit të këtij afati, për fat të keq nuk mund të ofrojmë rimbursim apo zëvendësim.


3. Kushtet e Kthimit

Për t’u kualifikuar për kthim, produkti duhet të jetë:

  • gjendje të pabërë (pa shenja përdorimi).

  • Me ambalazh origjinal, të pa dëmtuar.

  • Të ketë të gjitha aksesorët, etiketat dhe manualet e përfshira.

Produkte që nuk pranohen për kthim:

  • Lodra të hapura nga paketimi i tyre higjienik.

  • Produkte të personalizuara.

  • Produkte të dëmtuara nga përdorimi i gabuar nga klienti.


4. Procesi i Kthimit

  1. Na kontaktoni në email: [email protected] ose WhatsApp (butoni jeshil poshtë në të djathën tuaj) për të raportuar kërkesën për kthim.

  2. Na jepni:

    • Numrin e porosisë

    • Emrin dhe mbiemrin

    • Arsyen e kthimit

  3. Ekipi ynë do t’ju udhëzojë për hapat e mëtejshëm.

  4. Pasi produkti të mbërrijë dhe të inspektohet, do të merrni përgjigje për miratimin ose refuzimin e rimbursimit.


5. Kosto e Kthimit

  • Kostot e transportit për kthimin e produktit mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur kthimi bëhet për shkak të gabimit të DadaToys.al (p.sh. produkti i gabuar ose i dëmtuar në transport).

  • Transporti i rimbursuar (nëse aplikohet) bëhet vetëm nëse faji është i shitësit.


6. Rimbursimet

Nëse kthimi miratohet:

  • Rimbursimi bëhet përmes të njëjtit mjet pagese të përdorur në blerje.

  • Procesi i rimbursimit kryhet brenda 3–5 ditëve pune pasi të kemi marrë dhe inspektuar produktin.

  • Rimbursimi nuk përfshin koston fillestare të transportit (përveç rasteve të gabimit nga ana jonë).


7. Ndryshimi ose Zëvendësimi i Produktit

  • Në vend të rimbursimit, klienti mund të kërkojë zëvendësim me një produkt tjetër.

  • Zëvendësimi kryhet pasi të kemi marrë produktin origjinal në gjendje të rregullt.


8. Produkte të Dëmtuara ose të Gabuara

Nëse merrni një produkt të dëmtuar ose të pasaktë:

  1. Na kontaktoni brenda 24 orëve nga marrja e porosisë.

  2. Dërgoni foto ose video të produktit të dëmtuar.

  3. Ne do të organizojmë zëvendësimin ose rimbursimin pa kosto shtesë për ju.


9. Kontakti

Për çdo pyetje në lidhje me kthimet ose rimbursimet, mund të na kontaktoni në:

📧 [email protected]
📞 WhatsApp: (butoni jeshil poshtë në të djathtën tuaj)